E rëndë në Vlorë / 31-vjeçares i vdes foshnja në bark, burri: Ja çfarë na thanë mjekët

Një foshnje ka vdekur ende pa parë me sy dritën jashtë barkut të nënës.

Ngjarja e rëndë është shënuar pak ditë më parë, por vetëm dje në Policinë e Vlorës ka bërë kallëzim babai ndaj mjekëve të cilët, sipas tij, nuk kanë dhënë përgjigje bindëse ndaj ngjarjes së rëndë.

” Panorama” mëson se ka qenë shtetasi F. H., 36 vjeç, i cili ka bërë se me datë 27.05.2017, bashkëshortja e tij, me iniciale P. H., 31 vjeç, ka kryer vizitë në Spitalin e Vlorës.

Por, në vend që të mësonte një lajm të mirë, aty ka mësuar se foshnja e saj ka qenë e vdekur në bark.

Referuar dëshmisë së bashkëshortit të saj në Polici, ai ka deklaruar se mjekët nuk kanë dhënë përgjigje bindëse për vdekjen e foshnjës. Sipas bluve, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit dhe po hetohet për çështjen.

Burimi: Panorama

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim