Terapia e re mund t’u japë fund injektimeve të përditshme për të sëmurët me diabet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një injektim i vetëm mund t’i ndihmojë të sëmurët me diabet të mbajnë nën kontroll glukozën për disa javë, në vend që të injektojnë insulinë çdo ditë.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar një teknologji të re që mund të përmirësojnë ilaçet që përdoren aktualisht për të mbajtur nën kontroll glukozën.

Duke formuar një xhel që tretet ngadalë me nxehtësinë e trupit, terapia e re ka rezultuar e suksesshme tek gjitarët duke rritur kontrollin ndaj glukozës me tri herë më shumë. Shkencëtarët shpresojnë që trajtimi të zgjasë më shumë tek njerëzit, duke qenë se ne kemi një metabolizëm me të ngadaltë se shumë gjitarë të tjerë.

Terapitë standarde për diabetin e tipit 2 duhet të menaxhohen të paktën 2 herë në ditë, ndërsa trajtimi më afatgjatë aktualisht në treg që mban nën kontroll glukozën, i njohur si dulaglutide, kërkon injektim të përjavshëm.

Mos humbisni: Mund të luftoni diabetin…duke bërë joga

Si funksionon kjo teknologji e re?

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Duke kanë krijuar një teknologji të injektueshme që me anë të nxehtësisë së trupit mund të krijojë një substancë të ngjashme me xhelin.

Pastaj mund të çlirohen ilaçet po aq ngadalë sa mund të tretet xheli. Tek gjitarët, kjo teknologjis siguroi kontroll të glukozës tri herë më gjatë se trajtimet aktuale. Teknologjia është testuar gjithashtu edhe tek minjtë.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista “Nature Biomedical Engineering”.

“Eksperimentet e para kanë treguar se ilaçi mund të zgjasë më shumë se dy javë tek gjitarët. Duke qenë se metabolizmi jonë është më i ngadaltë se tek majmunët ose minjtë, teorikisht trajtimi mund të zgjasë edhe më shumë tek njerëzit, prandaj shpresojmë që ky të jetë trajtimi i parë që mund të zgjasë gati një muaj për njerëzit me diabet të tipit 2”, thotë autorja kryesore e studimit, Kelli Luginbuhl.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?