Infeksionet e dhëmbëve ndikojnë në dëmtimin e zemrës

dhembe1Lënia pas dore e shëndetit të gojës nuk ndikon vetëm në prishjen e dhëmbëve, por mund të mbartë pasoja më të rënda, pasi i hap udhë shfaqjes së infeksioneve që prekin edhe organet jetësore. Sipas ekspertëve të ASHR-së, prishja e dhëmbëve mund të bëhet shkak për përhapjen e infeksioneve të tjera, që prekin jo vetëm rrugët urinare, por mund të dëmtojnë rëndë edhe zemrën.

Ndaj kujdesi për një dhëmb të prishur, e në përgjithësi për higjienën orale duhet të jetë maksimal që në moshë të vogël. Por, pavarësisht këtij alarmi, fatkeqësisht në vendin tonë rreth 60 për qind e popullsisë ka një ose dy dhembë të prishur, kujdesi ndaj të cilave merret gjithmonë në stade të rënduara. Kështu për të pasur dhëmbë të shëndetshëm stomatologët rekomandojnë që të kemi kujdes ndaj ëmbëlsirave, konsumimit të ushqimit të nxehtë dhe ndaj pijeve me gaz.

Shëndeti oral është shqetësimi i të gjithave moshave, megjithatë rezulton se të rriturit janë edhe më problematikët në këtë drejtim, pasi fëmijët tashmë kanë filluar të marrin informacionet e duhura që në kurrikulat e shkollës, ndërkohë që shërbimi i stomatologut në shkollë ka nisur të aktivizohet sërish

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara