Dëmet e pësuara nga duhanpirja pasive (qëndrimi në ambientet ku pihet duhan) janë të shumta. Nuk duhet të harrojmë se tymi përmban substance kimike, disa prej të cilave shumë kancerogjene. Nuk është vetëm ai që pi cigare që ka problem me shëndetin, por edhe ata që qëndrojnë rrotull tij dhe e thithin tymin. Për më tepër, në ambientet e mbyllura apo në ato ku ajrosja s’është e mirë, rreziqet janë më të mëdha. Shumë studime kanë treguar se efektet janë vërtet të shumta.
Dëmet te duhanpirësit pasivë janë të shumta dhe më të mëdha tek foshnjat dhe fëmijët. Tek më të vegjlit krijohen probleme mosrritja normale e mushkërive, si dhe probleme që lidhen me to, si astma, kolla dhe bronshiti.
Gjithashtu vihet re se ka një lidhje mes duhanpirjes pasive dhe rritjes së rrezikut nga kanceri, leuçemia dhe infeksionet e meningjitit. Duhanpirja passive bën keq dhe dihet që qëndrimi në ambiente me tym cigareje shton rrezikun e tumoreve në mushkëri.
Nikotina dhe monoksidi i karbonit kanë efekte negative që çojnë në patologji të ndryshme, si alergjitë, acarime të syve, dhimbje koke e problem me fytin.
Për të mos lënë mënjanë janë rreziqet kardiovaskulare apo iktusi cerebral. Substanca kancerogjene janë gjetur në gjakun dhe urinën e joduhanpirësve që gjithsesi rrinë në ambiente me tym.
Mes sëmundjeve më të përhapura janë polmoniti: sinoziti, problemet me fytin.
Në shtatzëni duhanpirja pasive ndikon në fetues, si në lindjen e fëmijës nën peshë dhe shton mundësitë e abortit.


