Kilet e tepërta në rini, zemër më e madhe

zemraSa më i madh rrethi i mesit, aq më e madhe do të tentojë të bëhet zemra. Sipas asaj që u than ë një nga takimet e kardiologëve të San Franciskos dhe Londrës, të jesh në mbipeshë, sidomos në moshë të re, është e lidhur me rrezikun e rritjes së përmasave të barkushes së majtë të muskulit kardiak.

Për të arritur në këtë përfundim janë përpunuar të dhënat e një periudhe 44-vjeçare që regjistronin peshën dhe gjendjen e zemrës së mbi 1600 personave në momente të ndryshme të jetës së tyre. Kush ishte mbipeshë paraqiste një mundësi më të madhe për të zhvilluar në vitet në vijim një masë më të madhe të barkushes së majtë. Një lidhje e tillë dukej edhe më shumë kur personi kishte një peshë më të madhe në moshë të re. “Personat që fillojnë të jenë në peshë rreth të njëzetave, kanë 7% më shumë mundësi për të pasur një zemër më të madhe se ata që shtojnë në peshë më vonë”, thotë Arjun Gosh, kërkues i institutit anglosakson.

Një rritje e barkushes së majtë tej normave çon në një funksionim jo të mirë të zemrës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim