Loja vetëvrasëse “Balena Blu”, rrezikohet një 12-vjeçare në Gjirokastër

Një vajzë 12 vjeçare nga rrethinat e Gjirokastrës ka rrezikuar seriozisht jetën pas përfshirjes së thelluar në lojën masive së fundi online, “Balena Blu”.

Vajza kishte muaj që kishte rënë pre e lojës vrasëse. Kanë qenë shokët e klasës ata që kanë vënë re të parët ndryshimet e saj në sjellje dhe humor, ndërsa  ditën e fundit të shkollës bashkëmoshatarët  identifikuan tek ajo edhe shenjat e vetëplagosjes.

E mitura shfrytëzonte telefonin e një shoqeje gjatë kohës së pushimit të gjatë për të marrë “udhëzimet” në internet për lojën.

Burime nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër pohojnë se e mitura rrjedh nga një familje me prindër me probleme psikologjike dhe kjo është një ndër arsyet e mospikasjes së ndryshimit më të hershëm në sjelljen e saj.

Rreziku i rënies  në kthetrat e kësaj loje është i pranishëm në çdo familje dhe grupmoshë pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike, thotë Lindita Rova drejtore e Drejtorisë Arsimore Rajonale.

Menjëherë pas identifikimit të rastit në Gjirokastër, Drejtoria Arsimore dhe psikologët kanë marrë masa për trajtimin e fëmijës. Hapi i parë ka qenë denoncimi në polici pranë Zyrës së Krimit Kibernetik dhe shkëputja e fëmijës nga të gjitha mjetet e kontaktit me internetin.

E mitura kishte 10 ditë pa bukë dhe do të kishte mjaftuar vetëm pak që kjo 12-vjeçare të bëhej një prej viktimave të kësaj loje vrasëse që deri tani ka shkaktuar 130 viktima. Nga hetimet paraprake, e mitura ndodhej në “nivelin” 33 të lojës, nga 50 që janë në total, ku “niveli” 50 do të thotë “vdekje”.

“Balena Blu” është konsideruar si loja më e rrezikshme që ka pushtuar internetin, për shkak se pjesë e kësaj loje bëhen fëmijët. Loja i detyron fëmijët  që në fazën përmbyllëse të kryejnë vetëvrasje.

Burimi: Top Channel / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?