Ja arsyet pse keni dridhje të duarve

dridhje22

Dridhja e papritur e duarve ose e këmbëve më së shpeshti është shenjë e tendosjes nervore, mirëpo kjo mund të jetë edhe pasojë e shkaqeve serioze. Kujdes me mënyrën se si i mendoni gjërat. Bëhuni më pozitiv, mos lejoni t’ju kaplojë stresi sepse bazat nervore janë shkaku i shumë sëmundjeve duke përfshirë kështu edhe dridhjen e duarve. Janë më konkretisht 5 tipe të dridhjeve të trupit të cilat mund të dallohen sipas shkaktarëve:
1. Simptoma e sëmundjes
Dridhja mund të jetë shenja e para e cila paralajmëron një sëmundje si e Parkinsonit, e sklerozës multiple etj. ose mund të jetë e lidhur me pengesat e metabolizmit siç është hiperdozimi.
2. Ndikimi i faktorëve të jashtëm
Ndonjëherë dridhja shkaktohet edhe nga faktori i jashtëm i cili në një mënyrë e çrregullon drejtpeshimin organik siç është rasti me sasinë e tepruar të kafesë ose eksistantëve tjerë të cilët mund të shkaktojnë dridhjen.
3. Faktori trashëgues
Dridhja mund të jetë edhe trashëguese por ka raste kur edhe nuk manifestohet përderisa ndonjë faktor i jashtëm të mos e nxisë gjendjen në një periudhë të caktuar si tek ndonjë situatë stresuese ose tendosje nervore.
4. Dridhja e lidhur me karakterin
Sipas karakterit të individit shpeshherë mund të kemi ndikim tek dridhjet e duarve. Janë të predispozuar tipet e njerëzve të cilët janë dukshëm të frikësuar, persona të cilët vuajnë nga sulmet e panikut ose edhe pengesa tjera psiqike.
5. E përkohshme
Shfaqet në periudha të caktuara dhe atëherë më shpeshti është pasojë e gjendjes momentale psikologjike periudhë kjo e cila është e lidhur me një moment të caktuar të jetës. Dridhja e duarve kryesisht është pasojë e stresit, e tendosjes dhe mbi ngarkesës psiqike.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim