Shoqata Together for Life ka monitoruar programet e partive politike për sektorin e shëndetësisë, në kuadër të projektit “Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar”. Ky projekt synon njohjen e qytetarëve shqiptarë me programet shëndetësore të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, si dhe pasqyrimin e nevojave reale që ka sistemi ynë shëndetësor.
Njohja e programeve të partive është çështje e rritjes së vlerave shoqërore dhe standardeve kombëtare.
Kur individët votojnë, ata marrin parasysh karakterin e kandidatëve, përkatësinë partiake dhe programet shëndetësore.
Pikëpamjet e atyre votuesve që identifikohen si të lidhur me një parti të caktuar politike janë të rëndësishme për të kuptuar drejtimet e politikave shëndetësore.
Projekti u mbështet nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.








