NUK keni për ta besuar se sa vjeç është kjo grua

https://www.instagram.com/p/BU53dtogEZB/?taken-by=lurehsu

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me shikim të parë, të gjithë do të mendonim se është një studente e re. Por, në të vërtetë Lure Hsu feston ditëlindjen e 42-të këtë gusht.

Fashonista nga Tajvani është ylli më i fundit i internetit që ka shokuar me mijëra njerëz me pamjen e saj jashtëzakonisht të re. Ajo thotë se sekretet e saj konsumimi sa më shumë i ujit dhe perimeve.

https://www.instagram.com/p/BVtoo4BglKi/?taken-by=lurehsu

Lure është bërë fillimisht e njohur për publikun nga motra e saj më e vogël, aktorja Sharon Hsu. Në gusht të vitit 2015, Sharon shpërndau një foto të Lure për ditëlindjen e saj të 40-të. Ndjekësit e saj u shokuan kur mësuan moshën e vërtetë të të motrës. Me fytyrën e saj pa asnjë rrudhë dhe stilin e veçantë, ajo duket si një adoleshente.

https://www.instagram.com/p/BToU1IQAi3y/?taken-by=lurehsu

Gjatë një interviste të dhënë për revistën tajvaneze Friday, Lure zbuloi sekretet kryesore për pamjen e saj të re. Ata janë thjesht: pini ujë dhe konsumoni sa më shumë perime. Lure thotë se hidratimi është gjëja më e rëndësishme për të. Dhe ku ka më mirë se uji në këtë rast. Lure shpjegon se pi shumë ujë çdo ditë dhe përpiqet të qëndrojë larg pijeve me sheqer, si coca-cola. E vetmja pije që mund të konsumojë është një filxhan me kafe çdo mëngjes.

https://www.instagram.com/p/BVW4sgWgTds/?taken-by=lurehsu

Ajo është fanse e dietave me perime. Lure rekomandon gratë të hidratojnë lëkurën çdo ditë dhe kështu nuk do kenë përse të shqetësohen për rrudhat. Kremi kundra diellit gjithashtu është shumë i rëndësishëm për ‘adoleshenten’ 42-vjeçare gjatë stinës së verës.

Lure shton gjithashtu se merre suplemente me lëndë ushqyese çdo ditë, si pilula të vitaminës C dhe kolagjen, për të mbajtur lëkurën të re.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm