Sekretet e “fshatit më të shëndetshëm në botë”

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një mjek ka studiuar “fshatin më të shëndetshëm në botë” dhe ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së banorëve të tij, ku shumica prej tyre kanë jetuar më shumë se 100 vjeç.

Kardiologu Aseem Malhotra ka zbuluar se shumë banorë në Pioppi, një fshat në Jug të Italisë, konsumojnë shumë pak sheqer, pavarësisht dietës së lartë në yndyra. Banorët rrallë vuajnë nga diabeti ose sëmundjet e zemrës.
Përveç dietës, faktorë të tjerë kyç janë mungesa e stresit dhe fjetja më shumë se 7 orë në natë. Fshati Pioppi mbrohet nga UNESCO si shtëpia e dietës mesdhetare.

8 hapat që dr. Malhotra sugjeron për një jetë të gjatë

  • Mos ju frikësoni yndyrave; Armiqtë janë sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara.
  • Vazhdoni të lëvizni – aktiviteti fizik nuk është vetëm për rënien në peshë (ecja është më mirë).
  • Vaji i ullirit ekstra i virgjër është si një ilaç – ashtu si një grusht me fruta të thata – i konsumoni bashkë çdo ditë.
  • Flini të paktën 7 orë në natë.
  • Mjaft i numëruat kaloritë – jo të gjithë janë njësoj.
  • Konsumoni 10 vezë në javë – përveçse ju ngopin, janë të pasura edhe në proteina.
  • Konsumoni dy racione me perime në të paktën 2 vakte në ditë.
  • Agjëroni njëherë në javë për 24 orë – hani darkë, pastaj mos hani mëngjes ose drekë ditën tjetër.

“Adoptimi i dietës mesdhetare të lartë në yndyra, heqja dorë nga duhani, aktiviteti fizik dhe reduktimi i stresit janë shumë më të fuqishëm se çdo ilaç në parandalimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve kronike, përfshirë edhe sëmundjet  zemrës”, thotë dr. Malhotra.

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës