Përshtati në shqip: Blertina Koka
Një valë i nxehti ka mbërthyer të gjithë vendin. Rritja e temperaturave mbi vlerat e zakonshme imponon ndërmarrjen e disa masave për parandalimin dhe trajtimin e efekteve anësore të nxehtësisë mbi shëndetin.
Rekomandimi i parë që vjen nga ekspertët është të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave, si dhe të konsumohet shumë ujë.
Por, përveç tyre, rëndësi të madhe kanë edhe mënyra se si ushqeheni. Më poshtë do të gjeni disa super ushqimet më të shijshme dhe më të shëndetshme të verës. Nga ananasi deri tek misri, këto super ushqime, të pasura me vitamina dhe minerale, do t’ju mbajnë të shëndetshëm dhe hidratuar njëkohësisht.



