Skandali i mbetjeve spitalore/Shpërthen Saimir Kodra: Kaq shumë lekë paska Mirela që ju bleu?

Thuajse një javë pas skandalit të derdhjes së mbetjeve spitalore në brigjete lumit Erzen dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të emisionit “Stop” nga drejtuesja e kompanisë në shkelje, Mirela Topulli, asnjë institucion nuk ka reaguar.Gjatë së mërkurës, Topulli reagoi për herë të parë në lidhje me këtë çështje duke pretenduar se ka një shenjë poshtë mjekrës që sipas saj ia ka shkaktuar pikërisht gazetari Genc Angellari në një përplasje zike dhe se ajo e ka qëlluar Angjellarin vetëm me “nja dy shpulla”.

Ndërsa përsa i përket derdhjes së mbetjeve spitalore të rrezikshme në brigjet e lumit Erzen, Mirela Topulli u shpreh se pas djegies së magazinës ku ato shkarkohen zakonisht, shoferi ka bërë gabimin që i ka lënë ato pranë lumit. Kjo deklaratë e drejtueses së firmës “Euroteam” ka sjellë një reagim të ashpër të drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimiri Kodra, i cili mbrëmjen e së mërkurës u shpreh:

“Nuk është e rëndësishme nëse u dhunua ose jo gazetari. Ajo është çështje e gjykatës dhe prokurorisë. Mirela ka dalë dhe thotë ‘më ka goditur gazetari’ shtatë ditë pas ngjarjes. Kuptohet që pas shtatë ditësh Mirela do të konsultohej, se policia e la të lirë. Ta kishte marrë policia që ditën e parë do të shihte që s’kishte shenja. Ka rënë në ustallarë, i kanë thënë bëj këtë veprim, shkëput vëmendjen nga ajo që ke bërë, dhe drejtoje tek dhuna.”

Ndërsa përsa i përket heshtjes së gjithë institucioneve përsa i përket kësaj çështjeje, ai u shpreh:”Kaq shumë lekë paska kjo Mirela Topulli, që ju ka blerë të gjithëve? Si ka mundësi të mbyllni gojën kështu, para kësaj bombe mjedisore. Të keni turp të gjithë, nga i pari te i fundit. Jo të reagoni se e dha emisioni “Stop”, të reagoni në emër të fëmijëve që keni në shtëpi. Në emër të atyre që lajnë këmbët në lumin Erzen dhe të atyre që lahen në detin ku derdhet ky lumë.”/ Xing.al

 

Postime të ngjashme

Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën