Pyet mjekun: Kam probleme me zorrën e trashë, gjakderdhje dhe temperaturë…

Kam dhimbje të forta të zorrës së trashë, aq sa qahem kur dal jashtë, edhe pse nuk i ha asnjëherë ushqimet e thata. Veç dhimbjeve kam edhe gjakderdhje, si dhe temperaturë. Ju lutem më ndihmoni me ndonjë këshillë sepse jam vërtet shumë keq.

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe, në Poliklinikën e Specialiteteve nr.1

Së pari duhet të lehtësoni jashtëqitjen me laksative. Do t’ju rekomandoja psylloial 20 paketa, 2 herë në ditë. 1 paketë të tretur në ujë paradite dhe 1 pasdite. Së dyti duhet zbuluar shkaku i ankesave tuaja. Për këtë do ju rekomandoja  analizë gjaku komplet dhe urinë, eko abdominale dhe kolonoskopi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?