Ushqimet më të mira për sytë

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Kujdesi i mirë për sytë fillon që në moshë të vogël. Veprimet që ndërmerrni kur jeni më të vegjël mund ndikojnë në shëndetin e syve tuaj në të ardhmen. Në mënyrë që të mbani një shëndet sa më të mirë të syve duehet të kujdeseni shumë për ushqimin që konsumoni. Dieta juaj duhet të përmbajë zarzavate, mish pule dhe ushqime deti. Ja disa ushqime që okulistët rekomandojnë për ju:

Karotat: janë ushqimet që ju ndihmojnë të keni shikim perfekt, ato janë të pasura me beta- karroten dhe antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve muskulore. Karotat janë të lehta për t’u shtuar në ëmbëlsira ose sallata, si dhe përdorimi i lëngut të tyre është tepër efektiv.

Specat: kanë përmbajtje të vitaminës C , një element i rëndësishëm për të patur shikim të shëndetshëm, gjithashtu ato kanë përqindje të lartë antioksidantësh dhe vitamina të tjera që mbrojnë sytë tuaj. Ato mund të konsumohen të freskëta në sallatë.

Mishi i pulës, gjeli i detit dhe struci: edhe pse mishi i strucit mund të jetë i vështirë për t’u gjetur në dyqane, ai është i mbushur me zink, kalium, proteina dhe hekur, të cilat janë elementet kryesore për të pasur shikim të shkëlqyer.

Spinaqi: është i mbushur me këto komponente kyçe të cilët janë vitamina C, lutein, beta karroten dhe zeaxanthin. Gjithashtu, spinaqi ka përqendrim të lartë të antioksidantëve. Spinaqi mund të hahet i zier, në sallatë ose si një salcë për makarona.

Patate të ëmbla: janë  ushqim i pasur me beta karroten. Ato janë element që ndihmon për të qenë sa më të shëndetshëm.

Peshku- salmon dhe sardelet: peshku ,në përgjithësi ka sasi të lartë omega- 3, esenciale për një jetesë të shëndetshme, ai ka një ndikim pozitiv në mbrojtjen e shikimit.

Burimi: healthyfood/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide