Deputetët zgjedhin spitalet private

Pavarësisht të gjitha pretendimeve për reforma dhe rilindje të shëndetësisë, duket se kjo e fundit vazhdon të mos i përgjigjet nivelit të deputetëve e ministrave.

Kanë qenë të pakta rastet ku figura të politikës t’i kenë besuar shëndetin e tyre spitaleve shtetërore, edhe pse vazhdon të trumbetohet që sektori i shëndetësisë ka rilindur dhe është reformuar rrënjësisht.

Rasti i fundit është ai i ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili u përfshi në një aksident automobilistik pak ditë më parë në Kumanovë. Pasi ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm në spitalin e Kumanovës, mësohet se Ahmetaj është rikthyer në Tiranë për t’u rehabilituar në një nga spitalet private të kryeqytetit.

Burime për “Pro Pacientin” bëjnë me dije se krahas shumë figurave të njohura, “qokën” në spital Ahmetajt ia ka bërë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet