Librazhd, 40 nxënës rrezikojnë jetën çdo ditë

Agim Blloshmi

40 nxënës të shkollës fillore në fshatin Vulçan të komunës Hotolisht në rrethin e Librazhdit mësojnë në kushte skandaloze. Kjo shkollë ndodhet 4 kilometra në rruga nacionale Përrenjas-Librazhd. Banorët shprehen të shqetësuar për jetën e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë, një shkollë shkolla 3që është duke u shembur, me tavane të rëna, pa dyer e pa dritare. Prej vitesh ata kanë kërkuar për ndërtimin e një shkolle të re, madje një pjesë e banorëve i kanë hequr fëmijët nga shkolla dhe i kanë dërguar në shkolla të tjera vartëse duke udhëtuar 2-3 orë në këmbë mes shiut dhe kohës së keqe.

Premtimi për një shkollë të re është bërë, por deri më tani ka mbetur thjesht një premtim. Sipas Ismail Mënallës, kryetari i fshatit, një deputet në zgjedhjet e vitit të kaluar na premtoi se këtë shkollë do ta ndërtoj unë me dy rroga të miat, nëse fitoj, dhe për fat partia e tij fitoi zgjedhjet. Por shkolla vazhdon të jetë në gjendjen skandaloze. Madje edhe projekti është dërguar në Ministrinë e Arsimit që nga viti i kaluar, por asgjë nuk ka ndodhur.

Një problem serioz i shkollës që është gati në shembje, është dhe mbulesa e saj me internit, që është tepër kanceroz dhe që duhej të eliminohej sa më parë. Ky lloj materiali është i hequr nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ishim në këtë shkollë ku nxënësit e klasës së parë festonin festën e abetares, një shkollë e shkatërruar dhe në mjerim, ku nga njëra anë festohej dhe nga ana tjetër ekzistonte frika e shembjes së tavanit apo mureve mbajtëse, por pa ditur që çlirimi i lëndës kanceroze u gërryen trupin e tyre të njomë.

shkolla 2Ismet Stafa, infermier i fshatit, thotë se mbulesa me eternit është shumë e rrezikshme dhe fëmijët duhet të largohen një orë e më përpara, pasi mbulesa ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre. Madje duhet që fëmijët të dërgohen t’u bëhen analiza mjekësore nga një staf i specializuar mjekësh.

Fadil Alliu, kryetari komunës Hotolisht shprehet se “kam vite që kërkoj për ndërtimin e një shkolle të re, pasi ndërtesa është shumë e shkatërruar dhe me një mbulesë eterniti kancerogjene. Këtyre fëmijëve çdo ditë u rrezikohet jeta si nga shembja, por dhe sëmundja që u kërcënohet nga materiali që është mbuluar ndërtesa.

“Kam dërguar projektin në Ministrinë e Arsimit që në vitin e kaluar, ku kërkoj që të ndërtohet një shkollë e re për këtë fshat dhe për të shpëtuar jetën e nxënësve. Një projekt që kushton rreth 5 milion lekë.

Edhe Drejtoria e Shëndetit Publik, institucionet përkatëse duhet të përgjigjen për shëndetin e njerëzve sepse ata marrin rrogën për këtë punë”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim