Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Për shekuj me rradhë lakra është konsideruar si një ilaç natyral tepër efektiv. Shumëllojshmëria e lakrës në treg arrin në më shumë se 100 lloje, të gjitha me veti të mëdha shëndetësore. Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese.
Lakra mundet ta përmirësojë presionin e gjakut, të zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të inflamacionit. Këto janë mënyrat në të cilat mund ta përdorni lakrën si ilaç natyral.
- Nëse pini një gotë ose dy gota me lëng të freskët nga lakra e papërpunuar për çdo ditë mes shujtave, mund ta zgjidhni problemin me diarrenë ose me inflamacionin e zorrëve. Tri gota me lëng të freskët të lakrës në ditë janë ilaçi më i mirë për ulcerë në lukth.
- Për shkak të sasisë së madhe të kripërave minerale, vitaminave dhe klorofilit, u rekomandohet personave anemikë që ta hanë të papërpunuar ose të përgatitur në avull, si dhe çdo ditë t’i pinë dy gota me lëng të shtrydhur.
- Dhimbjet e kokës së shkaktuara nga dehja e një nate më parë mund të zbuten me pirjen e 2 deri në 4 decilitrave me lëng të lakrës turshi në stomak të zbrazët.
BurimI: Healthyfood/shëndeti.com.al


