6 orë gjumë gjatë natës, 3 cm më shumë rreth belit!

Elena Beta, gazeta Shendet+

Mungesa e gjumit mund të ndikojë në zgjerimin e belit tuaj, sipas hulumtimeve të fundit.  Njerëzit që flenë mesatarisht gjashtë orë në natë, kanë bel  3 cm më të trashë krahasuar me ata që flenë nëntë orë, zbuloi një studim.

Gjumi më i shkurtër është gjithashtu i lidhur me sasi më të ulëta të kolesterolit të mirë në gjak, i cili sipas hulumtimeve,ndihmon për t’ju mbrojtur nga problemet shëndetësore si sëmundja e zemrës.

Autorja e studimit Dr. Laura Hardie nga Universiteti i Leeds, tha: “Kemi gjetur se të rriturit që raportuan se flinin më pak se bashkëmoshatarët e tyre, kshin më shumë të ngjarë të ishin mbipeshë, gjetjet tona theksojnë rëndësinë e gjumit të mjaftueshëm”.

“Sa gjumë kemi nevojë ndryshon mes njerëzve, por konsensusi aktual është se shtatë deri në nëntë orë është më i miri për shumicën e të rriturve”.

Studiuesit nuk kanë spekuluar se pse mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë, megjithatë, studimet e fundit theksojnë se shkakton lëshime të tepërta të hormonit ghrelin, i cili është i lidhur me oreksin./dailymail

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet