Që prej ditës së sotme, Toka fillon të jetojë “me kredi”

Që prej ditës së sotme, 2 gusht, Toka fillon të jetojë “me kredi”, ose thënë ndryshe jashtë kapacitetit të asaj që planeti mund të sigurojë për banorët e vet.

Në vetëm 7 muaj për të vazhduar të pimë, të hamë, të ngrohemi të udhëtojmë ne duhet të shkatërrojmë ekosistemet dhe të prishim aftësinë e tyre rigjeneruese.

Ky borxh ndaj planetit vjen sepse ne presim pyje me një rritëm më të madh se ai i rritjes së tyre, ne nxjerrim nga deti më shumë peshq sesa lindin çdo vit, ne hedhim në atmosmferë më shumë karbon sesa mund të absorbojnë deti dhe pyjet.

Kjo ditë e “tejkalimit të tokës” (Earth overshoot day) kalkulohet për çdo vit nga Global Footprint network, një institut kërkimor i bazuar në Kaliforni. Në bazë të 15 mijë të dhënave statistikore që ai merr nga OKB-ja, ai përllogarit dëmet që njeriu i shkakton planetit.

Sipas tyre me konsumin e sotëm planeti duhet të ishte 1.7 herë më i madh.

Vitin e kaluar, dita e “tejkalimit të tokës” ishte 8 gushti./ Lapsi.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim