Rëra e plazhit është një “minierë” efektesh pozitive për të gjithë trupin, në mënyrë të veçantë për lëkurën.
Grimcat e saj janë përbërësit idealë për një trajtim falas dhe të shëndetshëm për lëkurën. Një grusht rërë e lagur me ujë deti, nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin (me përjashtim të lëkurës delikate të fytyrës) garanton një efekt pastrues, që favorizon rinovimin e qelizave, duke larguar ato të vdekurat dhe duke i dhënë dritë lëkurës.
Gjithashtu, rëra lufton dhimbjet muskulore, problemet e kyçeve dhe dhimbjet reumatizmale. Kush vuan nga probleme të tilla duhet të mbulojë trupin me rërë dhe të lejojë që i nxehti i rrezeve të diellit të bëjë pjesën tjetër të punës.


