Shkon në 5 numri i të prekurve nga antraksi, rreziku që vjen nga mishi i kafshëve

Infektimi me antraks i 4 banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan ka alarmuar autoritetet shëndetësore.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik janë në kontakt të vazhdueshëm  me specialistët e tyre në terren me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës.

“Janë katër raste të shtuar në spital, 3 nga Përmeti dhe 1 nga Gjirokastra, të cilat janë klinikisht me antraks, por nuk janë vërtetuar ende në mënyrë laboratorike”, shprehet Silva Bino.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP, Silva Bino thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të mos vaksinimit në kohë të kafshëve në këto zona.
“Antraksi përhapet nga kafsha tek njeriu dhe të gjithë këta të prekur kanë ardhur si pasojë e mosvaksinimit të kafshëve, apo problemeve me vaksinimin. Tani ka filluar, por do të ishte mirë të bëhej paraprakisht”, shton Bino.

Ndonëse tanimë janë angazhuar të gjitha strukturat për marrjen e masave, Bino ka një apel për banorët e zonës si dhe për shërbimin veterinar.

“I bëj thirrje banorëve që të mos konsumojnë mish nga kafshë të dyshuara se janë prekur dhe shërbimi veterinar të marrë masat për groposjen e kafshëve”, apeloj Silva Bino./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet