Ethet e Nilit, specialistët: Shqipëria është e rrezikuar

Shqipëria është e rrezikuar nga sëmundja e etheve të Nilit. Ndonëse virusi qarkullon në vendet fqinje si Greqi, Itali, Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se ende nuk është regjistruar asnjë rast në vendin tonë.

“Shqipëria është rrezikuar pasi në vendin tonë gjenden vektorët që shpërndajnë. Por ne jemi duke monitoruar sidomos në rastet e rënda të saj si meingit, apo encenfalit. Janë regjistruar katër raste në Greqi, 1 në Itali dhe 1 në Izrael”, thotë Silva Bino, ISHP.

Sëmundja shkaktohet nga virusi i cili shpërndahet nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat qarkullojnë me shumicë në vendin tonë.

Mjafton që ato të bien në kontakt me zogj të infektuar dhe  përhapin virusin në njerëz. Ethet e Nilit perëndimor është forma më e shpejtë e sëmundjes, e cila karakterizohet me temperaturë, me plogështi, me dobësi, me dhimbje koke, dhe dhimbje trupi. Mund të paraqiten edhe anoreksi ose të vjella, me puçrfa në lëkurë, dhe në rastet më të rënda me encefalit, meningit apo paralizë.

Te njeriu paraqitet në dy forma klinike: ethet e Nilit Perëndimor që është relativisht e lehtë dhe i ngjan gripit dhe ajo neuroinvazive, e cila i përfshin të gjitha rastet me shenja neurologjike./ TopChannel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet