Çfarë është rrjebulla dhe si kurohet

Desha një informacion të saktë nga një specialist për rrjebullën, kështu i thuhet në gjuhën e popullit zakonisht. U del fëmijëve në fytyrë në kokë. Çfarë është dhe si mjekohet? Faleminderit, po pres një përgjigje.

Përgjigjet mjekja dermatologe Ardiana Sinani

Rrjebulla, siç e thotë populli, është dermatiti atopik, një lloj ekzeme e fëmijërisë që është e trashëguar. Mjekimi varet nga format e shfaqjes. Përgjithësisht trajtimi bëhet me pomada zbutëse të lëkurës, antihistaminik, dhe ndër format më të rënda edhe përdorimi i pomadave me kortizon. Në rast se lëkura infektohet, mjekimit i shtohen edhe pomada me antibiotikët./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?