Këshilla nga Raporti Alternativ i OJF-ve mbi situatën në vend

Raporti u prezantua në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA)

– Rishikimi dhe përditësimi i ligjeve, strategjive dhe sigurimi i buxheteve përkatëse për zbatimin e tyre.

UNFPA (3)– Gjetja e rrugëve dhe mjeteve të financimit për vazhdimësinë e programeve të shëndetit riprodhues, sidomos me të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi në zonat rurale.

– Takime advokacie me dhurues të ndryshëm, sidomos ata ndërkombëtarë, për të rritur interesin e tyre për të mbështetur programe të shëndetit riprodhues në Shqipëri.

– Gjetja e rrugëve për sigurimin e kontraceptivëve modernë sipas nevojave të riprodhimit dhe atyre specifike të grave dhe burrave në moshë riprodhimi.

– Mbështetja e programeve të marketingut social dhe zgjerimi i gamës së metodave kontraceptive që vihen në dispozicion.

– Zbatimi i programeve të ndryshimit të sjelljes sidomos për të rinjtë, çiftet e reja dhe meshkujt në përgjithësi, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përdorimit të metodave moderne.

– Përmirësimi i ligjit mbi përdorimin e drogave dhe punonjësit e seksit, duke ndjekur modelet e zvogëlimit të dëmit dhe dekriminalizimit të këtyre praktikave.

– Zbatimi i programeve të edukimit bashkëmoshatar me pjesëmarrjen e njerëzve nga grupet e rrezikuara (outreach program), për t’i arritur sa më mirë grupet e rrezikuara, si përdorues të drogave me injektim, punonjëse seksi, MSM, etj.

– Programet e hartuara që lidhen me SHSR-të dhe edukimin seksual t’i japin zgjidhje çështjes së pengesave gjinore dhe praktikave që ndikojnë shëndetin seksual dhe riprodhues, dhe kanë të bëjnë me të drejtat e grave të reja.

UNFPA (7)– Të rritet angazhimi dhe mbështetja për nevojat e adoleshentëve/të rinjve nëpërmjet përmirësimit të standardeve të shërbimit shëndetësor të shëndetit seksual dhe riprodhues për të rinjtë dhe vendosjes së tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare.

– Të sigurohet dokumentimi, monitorimi, vlerësimi, shpërndarja dhe zbatimi i praktikave më të mira, duke u përqendruar te ndikimi i afatgjatë.

– Të plotësohet dhe të monitorohet Protokolli kombëtar për parandalimin e kalimit të HIV- it nga nëna tek fëmija, nga një ekip multidisiplinor i udhëhequr nga ISHP; të zbatohet këshillimi dhe testimi që këshillohet për HIV për të gjitha gratë shtatzëna në qendrat e shërbimeve shëndetësore të nënës dhe fëmijës, siç parashikohet në paketën e shërbimeve bazë të parësorit.

Kuptimi i rëndësisë së përfshirjes së PNF-së si një komponent kyç i Strategjisë kombëtare, e cila është në proces rishikimi, për t’u dhënë zgjidhje problemeve nënë – fëmijë për HIV-in, si një pikë strategjike në planin e ardhshëm kombëtar të HIV-it .

– Integrimi i shërbimeve të kujdesit ndaj HIV/AIDS-it dhe shërbimeve të tjera të kujdesit shëndetësor riprodhues, si dhe atyre të trajtimit të nënës, të bebes së porsalindur dhe të shëndetit të fëmijëve.

– Largimi nga një qasje vertikale ndaj programit të integruar të PNF-së të HIV-it në shërbimet rutinë të përkujdesjes së nënës dhe fëmijës.

– Ndryshimet e nevojshme në protokollet e shërbimeve shëndetësore për fëmijët dhe adoleshentët, për të standardizuar dhënien e këtyre shërbimeve të strukturuara në përshtatje me kujdesin e duhur shëndetësor për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre .

– Bashkërendimi i aktiviteteve të advokimit nga ana e organizatave jo-qeveritare për të rritur ndërgjegjësimin dhe vetëdijen në nivel kombëtar, shtetëror dhe lokal për zbatimin e ligjshmërisë dhe përfshirjen e gjithë aktorëve të politikës që do të nxitin rritjen e cilësisë dhe kujdesin ndaj grave shtatzëana për parandalimin e transmetimit vertikal të HIV-it.

– Hartimi i politikave dhe sigurimi për zbatimin e tyre dhe për një mjedis rregullator që mbështet aktivitetet e nevojshme dhe ndërhyrjet e qëndrueshme për eliminimin e transmetimit vertikal të HIV-it nga nëna tek fëmija.

– Hartimi i një strategjie për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit dhe atij të qafës së mitrës.

– Rritja e kapaciteteve diagnostikuese, jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin.

– Krijimi i mekanizmave të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë publikë e privatë për të siguruar dhënien e informacionit të nevojshëm për rrugët dhe mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës.

– Krijimi i kushteve lehtësuese për qasje në vizitat dhe ekzaminimet klinike të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës për të gjitha kategoritë e grave dhe vajzave në nevojë.

– Kurrikulat dhe programet shkollore duhet të përditësohen e pasurohen me tema rreth seksualitetit, HIV/AIDS-it, IST-ve, etj;

– Duhen trajnime të vazhdueshme të personelit social-shëndetësor dhe shkollave mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor, HIV/AIDS-in, etj.

-Të hapen qendrat miqësore (Youth Friendly Services/Drop-in Center) me staf të kualifikuar social-shëndetësor, të cilat të ofrojnë shërbimet e informimit, edukimit dhe parandalimit, në lidhje me shëndetin riprodhues dhe seksual, me vëmendje të veçantë te komuniteti MSM dhe

– Sigurimi në vazhdimësi i prezervativëve dhe lubrifikantëve për seks anal (si në institucionet publike ashtu dhe në rrjetin farmaceutik privat).

– Forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve të shëndetit publik dhe qendrave komunitare /OJF-ve LGBT për veprimtari të vazhdueshme ndërgjegjësuese dhe referim të rasteve.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele