Si të ndalosh së ngrëni?

Si të ndaloni së ngrëni shumë? Është një pyetje që shumë veta e bëjnë dhe që ka lidhje me zakonet e të ngrënit të gjithsecilit. Të ngrënët shumë në fakt mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Për ta lënë pas këtë zakon është shpesh e vështirë, por jo e pamundur. Por si t’ia dilni mbanë?

DietaGjëja më e rëndësishme është të mos ndiqni dietat e momentit që premtojnë të humbasësh peshë në pak kohë. Në përgjithësi bëhet fjalë për mënyra jo të sigurta, pasi më pas ktheheni duke ngrënë në mënyrë të pakontrolluar. Një faktor që duhet mbajtur nën kontroll është të qenët emotiv, që hyn në lojë pikërisht tek të ngrënët e tepërt.

Ndonjëherë mund të vini re se hani më tepër kur jeni të mërzitur, të acaruar apo pas një momenti stresi. Shumë i besojnë ushqimit për të kaluar momentet negative. Duhet të evidohet që të mbështeteni tek të ngrënët si ngushëllim, sepse bëhet fjalë për një sjellje jot ë mirë.

Duhet të kihen parasysh nevojat e trupit. Do të thotë, të mos hahet për zakon të ngrëni, por vetëm kur jeni të uritur. Për më tepër është e rëndësishme të mos hahet më kur ndiheni të ngopur. Duhet të filloni ta përtypni ushqimin ngadë, sepse stomakut i duhen rreth 20 minuta për t’i dërguar sinjal trupit se është i ngopur.

Ka edhe disa “hile” ku mund të drejtoheni. Është mirë të përdorni pjata të përmasave të mesme, sepse nëse janë shumë të vogla, do të tundohemi të hamë dhe një tjetër, nëse janë shumë të mëdha, do ta mbushim plot. Gjithashtu është mirë të mos filloni të hani që kur ushqimi po gatuhet apo po përgatitet. Thuajse gjysma e pjatës është mirë të mbushet me perime dhe pikërisht këto janë ushqimet që duhen ngrënë nëse pasi keni mbaruar, keni ende uri.

Një tjetër hile është edhe evitimi i ushqimeve pak të shëndetshme si gjalpi, majoneza apo pana. Nëse jeni në restorant, para se të porosisni, është mirë të kërkoni sa të mëdha janë racionet. Për shembull, nëse racioni është shumë i madh, mund të kërkoni ta ndani me dikë tjetër ose gjysmën ta merrni me vete në shtëpi.

Një tjetër sekret tjetër është të mos mbani bukën në tavolin dhe që të përdorni më shumë sallatat sesa antipastat. Është e rëndësishme gjithashtu që të mos hutoheni përreth me gjërat që po ndodhin në mënyrë që të mos e kuptoni se çfarë dhe sa po hani.

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?