Ky truk i thjeshtë mund t’ju bëjë më shumë produktivë në jetë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të gjithë e dimë se marrja një sy gjumë gjatë ditës ose konsumimi i një filxhani kafe mund të rrisë nivelet tona të energjisë. Por, e dinit se nëse i shoqëroni ato bashkë mund të arrini majat e produktivitet?

Duket pak si e pabesueshme, duke qenë se kafja njihet si stimuluese dhe është e vështirë ta besosh se ndihmon për të fjetur gjumë. Megjithatë kafeina në qumësht nuk e jep efektin për 30 minuta, prandaj marrja një sy gjumë në drekë, direkt pasi keni pirë kafe, mund të jetë zgjidhja e duhur.

Edhe pse mund të duket si shumë e mirë për të qenë e vërtetë, janë vetë studimet që e kanë vërtetuar.

Si gjumi ashtu dhe kafeina bllokojnë receptorët në tru përgjegjëse për përgjumjen. Marrja një sy gjumë nga ana e saj është e mjaftueshme për të ndihmuar një person të rimarrë energji të reja, ndërsa kafja e çon këtë në një nivel tjetër. Një studim i publikuar nga revista “Psychophysiology” në vitin 1997 zbuloi se kur të rriturit konsumojnë 2 filxhanë kafe në ditë dhe më pas marrin një sy gjumë, janë më produktivë në jetë.

Konsumimi i kafes lidhet gjithashtu me përfitime të tjera të jetesës, si djegia më shumë kalori kur shkoni në palestër. Dr. Suzanne Stevens, specialiste e gjumit tek Universiteti Kansas, tregon për Huffington Post: “Nëse merrni një sy gjumë direkt pasi keni pirë kafen, do të jeni produktivë për disa orë më pas”.

Një studim i vitit 2013 krahasoi efektet e larjes së fytyrës, ndriçimit dhe kafeinës pas marrjes një sy gjumë dhe zbuloi se një filxhan kafe ishte mënyra më e mirë për të zgjuar një person.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet