Ky aplikacion zbulon kancerin e pankreasit nga të bardhat e syve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kanceri i pankreasit ka një përqindje shumë të ulët të mbijetesës, me vetëm 9% e pacientëve që kanë mbijetuar këto 5 vitet e fundit. Një kontribuues i madh në këtë përqindje është fakti se kur kanceri i pankreasit fillon të shfaqë simptoma, sëmundja mund të ketë avancuar tashmë. Megjithatë, hulumtuesit shkencorë në Universitetin e Uashingtonit kanë gjetur një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të saktë për të diagnostikuar vetë kancerin.

Ekipi ka zhvilluar një aplikacion të quajtur BiliScreen, ku me anë të kamerës së telefonit inteligjent përdor algoritmet e kompjuterit për të zbuluar nivelet e substancës kimike bilirubinë në të bardhat e syve të një individi. Në rastet kur një person vuan nga kanceri i pankreasit, nivelet e bilirubinës fillojnë të rriten dhe të bardhat e syve fillojnë të marrin një ngjyrë të verdhë, ngjashëm kjo me hepatitin.

Gjithsesi, kur e verdha fillon të bëhet e dukshme, kanceri ka zhvilluar tashmë. Ndërsa me aplikacionin BiliScreen mund të zbulohen nivelet shumë të ulëta të bilirubinës dhe i jep mundësi përdoruesit të kontrollojë në çdo kohë nëse nivelet e kësaj substance janë rritur mjaftueshëm për të sinjalizuar për ndonjë sëmundje të mundshme. Kjo teknikë është më e lehtë dhe më e lirë se analizat e gjakut dhe mund të bëhet para se të fillojnë të shfaqet çfarëdolloj simptome.

Në mënyrë që të fokusojë vetëm ngjyrën e syve, aplikacioni mund të përdoret me një kuti speciale që bllokon dritën e ambientit jashtë ose syze prej letre. Aplikacioni BiliScreen është 90% po aq i saktë sa analizat e gjakut për të matur nivelet e bilirubinës.

Hulumtuesit shkencorë po punojnë për të bërë të aksesuesshëm aplikacionin pa pasur nevojë që të blihen aksesorë shtesë dhe do ta prezantojnë krijimin e tyre gjatë konferencës së përvitshme Ubicomp 2017 që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Burimi: Engadget / Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit