Fiksimi për të marrë sa më shumë pëlqime apo komente në një postim në rrjetet sociale arrin kulmin.
Një grua ka tronditur internetin me deklaratën e saj se do të abortonte fëmijën nëse nuk merrte mjaftueshëm ricicërima në Twitter.
Gruaja e njohur me emrin Saipanting postoi një foto të sajën ku shkruante: “4 muaj shtatzënë. 4000 ricicërima dhe unë nuk do ta abortoj fëmijën”.
Postimi i saj ka marrë më shumë se 10 mijë reagime, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë kritikuar për postimin e bërë. Ndërkohë ka reaguar edhe babai i fëmijës, i cili shkruan.
Në vend që të më tregoje se ishte fëmija im, vendose të thuash idiotësira të tilla në Twitter.
Ajo iu përgjigje: Prandaj të kërkova para, por ti më bllokove, kështu që zhduku. Më blloko edhe në Twitter.
E kontaktuar nga disa media amerikane, gruaja është shprehur se do të japë deklaratë vetëm nëse paguhet për të.
Burimi: Metro.co.uk / Shendeti.com.al

