Sëmundjet kronike shmangen duke konsumuar fruta dhe zarzavate

fruta 2

Sipas një grupi kërkuesish në Australi, frutat dhe zarzavatet luftojnë sëmundjet kronike. Ndonëse për vite me radhë është vënë në dukje dhe nga mjekët për vlerat që kanë frutat, ato tashmë mund të konsumohen pa pasur problemin e sasisë së sheqerit.
Tashmë bëhet me dije se njerëzit që konsumojnë fruta dhe zarzavate, janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kronike. Këtu bëhet fjalë për diabetin, astmën, hipertensionin, kolesterolin, artritet, hepatitet, frakturat, tumoret dhe ato të sistemit kardiovaskular.
Këtë studim e kanë realizuar një grup shkencëtarësh nga universiteti ”Adelaide”, në Australi. Kërkuesit, në këtë listë ushqimesh fusin gjithashtu edhe drithërat, si lloj ushqimi me vlera te mira për shëndetin e njeriut.
Njerëzit që konsumojnë më shume fruta, janë shumë më pak të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet kronike. Ndërsa ata që në racionin e tyre ushqimor preferojnë më shumë zarzavatet, por që vuajnë nga një sëmundje kronike, kanë më pak mundësi për të zhvilluar një sëmundje të dytë. Kjo nuk do të thotë për të ngrënë sasi të mëdha me fruta, ndërsa do të mjaftonte vetëm 60 gramë në ditë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim