Kura më e mirë për acidin refluks, dieta e preferuar e shqiptarëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dieta mesdhetare është po aq efikase në mbajtjen nën kontroll të acidit refuks sa ilaçet që u jepen me recetë miliona njerëzve çdo vit, sugjeron një studim i ri.

Pacientët që konsumojnë kryesisht peshk, perime dhe drithëra dhe pinë shumë ujë, raportuan për lehtësim të simptomave krahasuar me ata që thjesht u kuruan me inhibitorët e pompës së protonit (IPP).

Këto ilaçe neutralizojnë acidet në stomak dhe rekomandohet gjerësisht nga mjekët për njerëzit që vuajnë nga lloje të ndryshme të refluksit, si refluksi laringofaringeal (ndonjëherë i quajtur refuksi i heshtur) dhe refkusi gastroezofageal, që shkakton simptoma tipike me urthon.

Por, këto ilaçe shkaktojnë një sërë efektesh anësore, madje një studim i fundit i ka lidhur ato me rrezikun për vdekje të parakohshme.

Gjatë studimit, i publikuar tek revista “JAMA Otolaryngology – Head & Neck Surgery”, ekspertët krahasuan 85 pacientë që trajtoheshin me ilaçet IPP dhe 99 pacientë të tjerë që ndoqën një dietë me bazë bimore të stilit mesdhetar.

Dieta përmban më së shumti fruta, perime, drithëra, fruta të thata, dhe pak bulmet, mish viçi ose pule, vezë etj.

Njerëzve iu kërkua gjithashtu të shmangin nxitësit e refleksit, si kafja, çaji, çokollatat, pijet e gazuara, ushqimet e skuqura dhe ato pikante, si dhe alkoolin.

Ekspertët nga Instituti Feinstein për Kërkime Mjekësore në Nju Jork dhe Kolegji Mjekësor i Nju Jorkut thonë se dieta mesdhetare mund të ndihmojë pacientët që vuajnë nga refleksi gastroezofageal ose laringofaringeal.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni