Thirrja e ekspertëve: Sa më shumë nga ky ushqim, aq më të rrezikuar jeni nga DIABETI

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Teprimi me mishin e kuq rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 me 23%, ka zbuluar një studim i ri. Njerëzit që konsumojnë sa më shumë mish të kuq janë 23% më të rrezikuar nga diabeti se ata që e konsumojnë me raste.

Ngrënia e shpeshtë edhe e mishit të shpendëve rrit gjithashtu rrezikun për diabet me 15%, shton studimi. Ndërsa për peshkun dhe produktet e detit nuk ka asnjë rrezik.

Mishi i kuq dhe ai i shpendëve mendohet se rrisin rrezikun për diabet të tipit 2 duke qenë se përmbajnë përbërësin heme të pasur në hekur, si dhe substanca të tjera, që mund të rrisin rezistencën ndaj insulinës.

Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore Duke–NUS në Singapor analizuan të dhënat e mbi 60 mijë të rriturve të moshës 45-74 vjeç nga viti 1993 në 1998. Dieta e pjesëmarrësve në studim u përcaktua nëpërmjet një pyetësori.

Ndërsa diagnoza e diabetit të tipit 2 u përcaktua në intervistat e mëvonshme mes viteve 1999-2014 dhe 200-2010.

Autori kryesor i studimit, profesor Koh Woon Puay, thotë: Nuk është e nevojshme të heqim dorë krejtësisht nga mishi i kuq, por vetëm ta konsumojmë në sasi të moderuara, dhe zgjidhni gjoksin e pulës dhe peshk, ose ushqime me bazë bimore dhe bulmet, për të ulur rrezikun e diabetit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?