Përbërësit
- 300 gramë brumë Brize
- 25 kokrra domate të vogla
- 250 gr gjizë pa kripë
- 30 gr djathë parmixhano
- 2 vezë
- 4 lugë pana kuzhine
- borzilok
- kripë
- piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisni brumin Brize. Ju nevojiten 300 gr miell, 3 vezë dhe 150 gr gjalpë të ngrirë. Punohet me dorë derisa të shkrihet gjalpi dhe të krijohet një masë homogjene, e cila duhet të qëndrojë për 30 min në frigorifer përpara se të përdoret.
Më pas hidhni në një tas djathin rikota me vezët, panën, djathin parmixhano, borzilokun e copëtuar (duke mbajtur mënjanë disa gjethe), kripën dhe piperin.
I përzieni të gjithë përbërësit. Mbi enën e pjekjes shtrini brumin Brize, duke ia kthyer anët brenda enës. Shponi fundin në disa vende me pirun, hidhni mbi të përzierjen e përgatitur dhe nivelojeni me një lugë.
Vendosni sipër domatet e vogla, të prera në mes në formë kryqi dhe piqeni në furrën e paranxehur në 180 gradë për 30 minuta.
Lëreni të ftohet dhe dekorojeni me gjethet e borzilokut./ Shendeti.com.al


