Beteja më kancerin e gjirit, si e fitoi infermierja që s’kishte bërë kurrë kontroll

Natasha Hoxha është infermiere, por ajo kurrë nuk kishte bërë një kontroll gjiri derisa një shoqe e saj u diagnostikua me kancer. Fatmirësisht nuk ishte tepër vonë, por që të shpëtonte iu nënshtrua mastektomisë.

“Nuk kisha asnjë lloj shqetësimi. Thjesht na u sëmurë shoqja në punë dhe pas një kontrolli rutinë nga meraku e zbulova. Shkoj më pas te doktoresha, e cila më tha se isha për operacion”, shprehet Natasha Hoxha.

Natasha është shëruar krejtësisht, por edhe pse kanë kaluar 10 vite, ajo sërish e kujton me dhimbje atë kohë.

“Ishte një periudhë shumë e vështirë, të cilën nuk ia uroj askujt që ta provojë. Në fillim u tremba shumë dhe nisa të lë porosi, pasi kisha vajzën në Itali”, thotë Natasha.

Për shkak të eksperiencës së saj, por edhe si personel shëndetësor Natasha çdo ditë këshillon gratë të kryejnë kontrollet e duhura mjekësore.

“U them grave të bëhen të zonjat e vetes dhe vetëm me optimizëm dhe me sportivitet mund t’ja dalin”.

Shërbimi i Mamografisë në spitalin e Elbasani ofrohet që nga viti 2010 dhe si në të gjithë vendin, prej një viti është tashmë edhe falas. Është një ekzaminim specifik dhe një nga metodat më të ndjeshme që përdoret në diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim