Shkarkohet drejtori i spitalit të Kamzës, disa ditë para ceremonisë inaguruese

840 milionë lekë u hodhën për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore në Kamëz. Punimet në këtë qendër përfunduan në qershor të këtij viti, fiks në kohën e qeverisjes teknike. Ç‘ka të do të thotë që nuk u bë inagurimi i Qendrës (siç e do tradita).

Edhe pse kanë kaluar disa muaj që prej kohës kur puna ka vazhduar në Qendrën e re, duket se Kryeministrit i ka mbetur peng moskryerja e kësaj ceremonie.

Kështu, javën e ardhshme pritet që Kryeministri i vendit Edi Rama, të bëjë inagurimin e Qendrës Shëndetësore të Kamzës.

Por vetëm disa ditë para ceremonisë inaguruese, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar drejtorin e kësaj qendre.

Aktualisht vendi është vakant . Nuk ka asnjë emërim të ri e asnjë konkurs të hapur.

Arsyet e shkarkimit mendohet të jenë politike.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim