Ristrukturimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Shkrihet drejtoria e farmaceutikës

Ministria e Shëndetësisë tanimë ka një strukturë të re. Kjo jo vetëm për faktin se ky dikaster ka në juridiksionin e saj edhe mbrojtjen sociale, por edhe sepse disa drejtori brenda saj janë shkrirë duke kaluar thjesht në sektorë.

Drejtoria e farmaceutikës tanimë do të jetë sektor duke u bashkuar me pajisjet mjekësore. Po kështu, nuk ka më drejtori spitalore, por është një drejtori e përgjithshme e politikave dhe zhvillimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, e cila ka në varësi tre drejtori të mëdha dhe 11 sektorë.

Drejtoria e Përgjithshme rregullatore dhe e përputhshmërisë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale kanë në varësi tre drejtori të mëdha dhe tetë sektorë.

Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse ka në varësi tre drejtori dhe nëntë sektorë. Për më tej, klikoni brenda në foto për të parë strukturën./Farmacisti33

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim