Depresioni i paslindjes: simptomat

Depresioni post-natal te nënat shfaqet 3–6 muaj pas lindjes së foshnjës. Mjekët shpjegojnë se depresioni mund të fillojë gjatë shtatzënisë, por quhet depresion i pas lindjes vetëm nëse vazhdon edhe pas lindjes së fëmijës.

Happy mother with newborn babyPas sjelljes në jetë të një fëmije, shumë gra pësojne luhatje të humorit të tyre, pagjumësi, lodhje, frikë etj. Këto ndryshime fillojnë 1-4 ditë pas lindjes dhe mund të zgjasin deri në 10 ditë. Kjo njihet si melankoli e paslindjes dhe në raste të tilla nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi bëhet fjalë për një gjendje kalimtare. Sipas statistikave, 50-80% e nënave të reja e përjetojnë këtë gjendje.

Rastet për të cilat duhet të shqetësoheni nuk janë këto. Specialistët theksojnë se rastet me rrezik janë ato në të cilat shqetësimet e përmenduar më lart zgjasin përtej këtij kufiri kohor. Në këtë rast nënat e reja rrezikojnë të vuajnë nga depresioni post-natal.

Sipas mjekëve, disa prej simptomave kryesore të depresionit post-natal janë:

1. Shqetësim, panik dhe brenga

2. Nervozizëm dhe zemërim

3. Pikëllim, shqetësim dhe dëshpërim

4. Ndjenja faji

5. Humbje e përgjithshme e interesit

6. Humbje e kënaqësisë për çdo gjë

7. Qarje të shpeshta ose paaftësi për të qarë

8. Ulje e vlerësimit për veten

9. Luhatje e gjendjes shpirtërore

10. Ngritje e zërit dhe humbje e kontrollit

11. Humbje e interesit për marrëdhëniet seksuale

13. Çrregullime në mënyrën e të ushqyerit

14. Mungesë energjie dhe rraskapitje

15. Çrregullime me gjumin

16. Mbizotërim i mendimeve negative

17. Mungesë përqendrimi

Një prej shkaqeve më të zakonshme të stresit janë ndryshimet e jetës, përgjithësisht asgjë më shumë se lindja e fëmijës nuk e ndryshon jetën e një gruaje.

Sipas mjekëve dhe psikologëve, lindja e fëmijës është koha kur femrat përjetojnë më shumë ndryshime biologjike, emocionale dhe sociale. Mund të ndodhë që nga gjithë këto ndryshime një nënë e re të bëhet pre e depresionit post-natal.

Statistikat

Çdo femër që lind fëmijë mund të preket nga depresionin post-natal. Bazuar në statistika është bërë e ditur se 10-15 femra nga 100 e përjetojnë atë. Mjekët theksojnë se shifrat e vërteta mund të jenë edhe më të larta, sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim