Ata që kanë mbaruar studimet për infermieri dhe duan ta ushtrojnë si profesion kanë mangësi të theksuara në praktikë në momentin që përballen me pacientin.
“Rezultatet nuk janë të kënaqshme. Ata që janë rrëzuar duhet t’i nënshtrohen një praktike profesionale. Një infermier që nuk di të aplikojë një injeksion venoz, nuk di të vendosë një serum, nuk di të ndajë një medikament, cili bëhet intramuz, cili intraven, nuk duhet ta kapërcejë”, shprehet Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit.
Më parë se të japin provimin në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, rreth 800 kandidatë që kanë mbaruar Infermierinë dhe që kanë bërë dhe 3 muaj praktikë janë duke u testuar nga Urdhri i Infermierit për aftësitë e tyre profesionale, por në çdo 100 vetë, 40 prej tyre nuk e kanë kaluar provimin.
Përveç përgjegjësisë individuale të secilit, presidenti i Urdhrit të Infermierit fajëson programet mësimore në shkollat tona.
“Duhet riparë formimi bazë, duhen parë shkollat e këtyre infermierëve, të cilat, sipa ligjit, sias kërkesave të Bashkimit Evropian në 50% të tyre duhet të jenë praktikë”, shton z. Skënderi./ Top Channel


