Robotët e vegjël që mund të ndihmojnë në trajtimin e kancerit

Robotët e vegjël mund të ofrojnë së shpejti trajtime jetë-shpëtuese duke arritur në pjesë të thella në trup. Hulumtuesit shkencorë kanë arritur të zhvillojnë një sërë aparaturash të vogla “biohibride”, më përmasa sa të një qelize të kuqe të gjakut.

Gjatë testimeve fillestare, robotët u udhëhoqën me anë të magnetit drejt stomakut të minjve, ku vranë qelizat kancerogjene dhe lanë të paprekura ato të shëndetshme. Hulumtuesit shkencorë shpresojnë që e njëjta teknikë të mund të përdoret edhe tek njerëzit për të injektuar ilaçe në pjesë të thella të trupit.

Robotët janë krijuar nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë, të drejtuar nga Universiteti Kinez i Hong Kongut. Ata janë krijuar duke mbështjellë alga të vegjël me grimca magnetike.

Dr. Qi Zhou, një nga autorët e studimit, thotë se këto robotë të vegjël mund të përdoren në disa mënyra, si për të diagnostikuar sëmundje dhe për të siguruar terapinë pjesë të trupit ku është i vështirë trajtimi i zakonshëm.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut