E konfirmuar shkencërisht/ Kjo recetë e lashtë sa vetë njerëzimi është kura më e mirë për ftohjen dhe gripin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Supa e pulës është kura më e mirë për t’i bërë ballë ftohjes dhe gripit këtë dimër, konfirmojnë shkencëtarët.

Një studim i fundit ka zbuluar se supa e pulës mund të lehtësojë simptomat e infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes falë përmbajtjes së lartë në agjentët anti-inflamatorë. Shkencëtarët pohojnë se aroma, erëzat dhe ngrohtësia e supës mund të ndihmojnë në lirimin e hundëve të zëna nga ftohjet e zakonshme.

Kjo është receta e gjyshes e aprovuar edhe shkencërisht.

Përbërësit

  • 1 pulë për pjekje
  • 1 pako me krahë pule
  • 3 qepë të mëdha
  • 1 patate e ëmbël
  • 2 rrepa
  • 11-12 karota
  • 5-6 rrënjë selino
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë dhe piper

Përgatitja

  • Pastroni pulën, e vendosni në një tenxhere të madhe dhe mbulojeni me ujë të ftohtë. Lëreni të ziejë.
  • Shtoni krahët e pulës, qepët, pataten e ëmbël, karotat dhe rrepat. Lërini të ziejnë përreth 1 orë e gjysmë. Largoni yndyrën e mbledhur në sipërfaqe.
  • Shtoni majdanozin dhe selinon dhe lëreni të ziejnë përreth 45 minuta të tjera.
  • Hiqeni pulën dhe e skuqni në një tavë më vete.
  • Ndërsa perimet i kaloni në një mikser dhe i copëtoni mirë.
  • E kaloni përzierjen në një enë, shtoni kripën dhe piperin dhe është gati për t’u konsumuar.

Ju bëftë mirë!

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës