Çokollata e zezë të bën më të shpejtë

cokollateNjë studim italian i publikuar në revistën “Journal of the American Heart Associaton” konfirmon të mirat shëndetësore që vijnë nga ngrënia e çokollatës së zezë, të pasur me polifenole. Në studim morën pjesë 20 persona, burra dhe gra të moshës 60-78 vjeç, të cilët vuanin nga një sëmundje që godet sidomos qarkullimin e gjakut në këmbë dhe ul aftësinë për të ecur. Studimi u krye nga departamenti i mjekësisë së brendshme të Universitetit të Romës.

Subjektet e marra në studim u ndanë në tre grupe: grupi i parë hante çokollatë të zezë me 85% kakao, grupi i dytë hante çokollatë me qumësht dhe grupi i tretë asgjë. Ata që hanin çokollatën e hidhur (të zezë) rezultuan më të shpejtë në të ecur me 17 metra çdo herë. “Studimi duhet të thellohet ende, – u shpreh Lorenco Lofredo që drejtoi kërkimin, – por gjithsesi konfirmon të mirat që sjell polifenoli në qarkullimin e gjakut”.

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim