Reagon njëri nga mjekët që firmosi dorëheqjen: Ata që do të vuajnë janë pacientët

Reagon për herë të parë njëri prej mjekëve i cili ka firmosur letrën e dorëheqjes së bashku me 7 kolegë të tjerë.

“E di që protesta spontane e kolegëve, miqve, vëllezërve të mi do të shuhet. E di që pushteti do të bëjë normalizim të përkohshëm të situatës me forcë dhe padije. E di që aleatët tanë të vetëm janë mediat. Di gjithashtu që ata që do të vuajnë janë pacientët”, shkruan mjeku Petrit Vargu në një postim në faqen e tij në Facebook.

Mjekët e e tjerë që kanë firmosur dorëheqjen janë Eqrem Hasani, Elton Çalliku, Etionema Braçaj, Jonida Kito, Petrit Gjorgji, Besnik Koçia dhe Afrim Yzeiraj.

Shkak për këtë vendim sipas mjekëve është bërë mbingarkesa në punë dhe mungesa e stafit e kushteve të tjera optimale në punë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet