Pyet mjekun: A janë normale dhimbjet para ditëve të ciklit?

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke obstetër – gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.3, Tiranë.

Ardhja e ciklit menstrual ka veçoritë e veta në çdo organizëm. Jo çdo femre cikli menstrual  mund ti vijë me të njëjtat shqetësime. Përderisa kemi një shpërthim/ çarje të vezës në kohën e ovulimit, sigurisht që tek disa femra reagon me atë dhembjen në fund të barkut. Ka femra që për nga natyra janë shumë të ndjeshme dhe reagojnë më pas jo vetëm me dhimbjen e barkut, por edhe me të vjella. Pra janë reagime të vetë metabolizmit pa patur asnjë lloj problemi sikundër mund të ketë dhe raste të tjera që mund të kenë dhimbje gjatë ciklit apo çrregullime të ciklit që kjo pastaj ka të bëjë me problematika të ndryshme të vezoreve./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera