Ambasadorja gjermane dhe TFL vizitojnë qendrat e pajisura me panele diellore

 

Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz së bashku me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, z. Melaim Damzi, vizituan qendrën mjekësore në Shupenzë. Kjo është një nga projektet për pajisjen e qendrave mjekësore rajonale me panele diellore, mbështetur financiarisht nga Ambasada Gjermane dhe zbatuar nga shoqata “Together For Life”.

Nëpërmjet kontributit gjerman janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme kushtet higjienike dhe sanitare në këto qendra. Mbështetja gjermane plotëson kësisoj rikonstruktimin e qendrave shëndetësore të mundësuar financiarisht nga Ndihma Zvicerane për Zhvillim.

Përveç kësaj, Ambasada jep me anë të këtij projekti një kontribut të dukshëm në përhapjen e energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

Këto qendra shëndetësore mbulojnë një numër të konsiderueshëm banorësh.

  1. Qendra shëndetësore e Maqellarës është pjesë e Bashkisë Dibër. Ajo mbulon 20 fshatra dhe mbi 4400 banorë. Në këtë qendër shëndetësore janë të punësuar 29 infermierë dhe 3 mjekë.
  2. Qendra shëndetësore e Kastriotit është pjesë e Bashkisë Dibër. Mbulon 10 fshatra dhe mbi 10000 banorë. Në këtë qendër shëndetësore janë të punësuar 20 infermierë dhe 2 mjekë.
  3. Qendra shëndetësore e Shupenzës është brenda Bashkisë së Bulqizës. Mbulon 10 fshatra dhe mbi 6000 banorë. Në këtë qendër shëndetësore janë të punësuar 15 infermierë dhe 2 mjekë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim