Shenjat dhe kujdesi për sëmundjet e veshkave

Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e veshkave është duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit. Ky kontroll duhet të përfshijë detyrimisht matjen e tensionit të gjakut, kryerjen e analizës së urinës, si dhe matjen e kreatininës në serum.

Krahas vlerësimit të këtyre treguesve, duhet bërë kujdes edhe me stilin e të jetuarit, veçanërisht me dietën ushqimore që zbatojmë gjatë përditshmërisë. Kjo pasi kequshqyerja dhe mungesa e aktiviteteve fizike renditen ndër faktorët që nxisin sëmundjet kronike të veshkave.

probleme sistemi urinar veshkatSipas Shoqatës Shqiptare të Nefrologjisë, shkaktarë të sëmundjeve kronike të veshkave rezultojnë të jenë glomerulonefriti ( në 24.4 për qind të rasteve), infeksionet e traktit urinar(31 për qind), nefropatia diabetike, kalkuloza renale etj. Sipas ekspertëve të shëndetit, sëmundjet kronike të veshkave, jo vetëm vazhdojnë të rriten në mbarë botën, por edhe po shfaqen në faza mjaft të avancuara.

Ato janë cilësuar vrasës të heshtur, mbasi dëmtimi i veshkave ndodh në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë për një periudhë të gjatë kohore, prej muajsh apo vitesh, çka sjell një diagnostikim të vonshëm të tyre dhe dëmtime të rënda të veshkave që më pas kërkojnë terapi zëvendësuese të funksionit të tyre apo të vetë veshkave, si dializa apo transplanti.

Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin pacientët që vuajnë nga sëmundjet e veshkave përmenden të jenë:

veshkat“Ndryshime të urinimit si: urinim i shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët, ndryshim të sasisë së urinimit etj. Shfaqje e edemave (enjtjeve) në këmbë, duar apo fytyrë.

Shqetësime të tjera janë: lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi etj. Sëmundjet kronike të veshkave mund të prekin këdo, por më të rrezikuarit janë personat mbi 50 vjeç, pacientët që vuajnë nga diabeti, pacientët që vuajnë me tension të lartë të gjakut, njerëzit me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave, njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, ata që janë mbipeshë apo të dhjamosur, si dhe duhanpirësit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim