Parregullsia në të ngrënë, masat që duhen marrë

Ushqimi na siguron energji dhe përbërës të domosdoshëm që ndihmojnë në procesin e rritjes dhe rinovimit të indeve dhe qelizave që përbëjnë organet jetësore. Proteinat, karbohidratet dhe yndyrat janë përbërësit bazë të dietës ushqimore, pa të cilat organizmi ynë nuk mund të diet pa kontroll1funksionojë siç duhet. Mosplotësimi i rezervave të duhura ditore, që ka të bëjë me ngrënien e paktë, po në raste të caktuara edhe konsumi i produkteve të papërshtatshme dhe që mbingarkojnë punën e organizmit, na bën të ndihemi më të lodhur.

Shpesh femrat që janë të prirura rreth dietave, përballen me këtë lloj lodhje. Në këtë aspekt është shumë e rëndësishme mbajtja e një diete të ekuilibruar, përmes të cilës plotësohen të gjitha kërkesat e organizmit për glukozë, pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak, është një ndër shkaktarët e shpeshtë të lodhjes dhe dobësisë së përgjithshme trupore.

Mëngjesi i rregullt është një ndër pikënisjet më të mira, e që nuk duhet neglizhuar në këtë drejtim. Mungesa në dietë e përbërësve ushqimore, krahas lodhjes mund të çojë në shumë sëmundje të ndryshme. Kjo gjendje mund të shkaktohet edhe nga një përzgjedhje e gabuar e produkteve që shoqërojnë vaktet tona të përditshme, nëpërmjet të cilave furnizojmë organizmin me një element të caktuara, ndërkohë që shumë të tjerë mungojnë./ G.Shehu

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim