4 rastet kur duhet të shkoni patjetër tek gjinekologu

Këto janë 4 rastet kur duhet të bëni sa më parë një vizitë tek gjinekologu:

Keni djegie gjatë urinimit dhe sekrecionet vaginale janë… ndryshe

Të kesh sekrecione vaginale është më se normale, por, nëse vëreni ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje, do të thotë se diçka nuk shkon. Aq më tepër nëse keni edhe djegie.

Keni ënjtje të vaginës dhe kruajtje

Këto simptoma mund të shkaktohen nga shampoja që përdorni kur bëni banjë, menopauza apo edhe një infeksion mykotik. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk është diçka shqetësuese. Por, këto simptoma mund të jenë edhe shenja të trikomoniazis, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale

Para menopauzës, gjakderdhja post-koitale është e zakonshme. Ky problem mund të zhduket për 6 muaj, por gjakderdhja është edhe simptomë e kancerit vaginal dhe atij të qafës së mitrës, prandaj një vizitë gjinekologjike është e domosdoshme.

Keni një gjendër që ju shkakton dhembje

Është e domosdoshme që të bisedoni me gjinekologun menjëherë nëse vini re një gjëndër në brendësi, apo në dalje të vaginës. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e kisteve janë të padëmshme, por lloje të caktuara mund të shkaktojnë aq shumë dhembje, saqë mund ta keni të vështirë të ecni apo të qëndroni ulur.

Burimi: Health

Postime të ngjashme

A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme