Takimet me popullin, kryeministri Edi Rama i kthen shpesh në situata komike me batutat e tij të zakonshme për gratë në shtëpi, burrat me mustaqe, etj. Kështu nisi takimi edhe me banorët e Rrëshenit derisa fjalën e mori një zonjë e ulur nga fundi i sallës.
Ajo i rrëfeu kreut të qeverisë se ishte e sëmurë me tumor dhe se shkonte çdo muaj në QSUT pranë pavionit të Onkologjik, por aty përballej me vështirësi të shumta. Ajo tha se kërkonte sqarime për mungesën e barnave dhe shërbimit, por askush nga administrata nuk u kthente përgjigje. Sipas saj, të sëmurët me tumor sillën vërdallë me burokraci të pafundme pavarësisht sëmundjes së tyre të rëndë.
Burimi: Lapsi.al

