Vera dhe dehidratimi, këshillat e ekspertëve

Vera është në kulmin e saj, siç janë edhe problemet që çdo vit sjell: arritjen e të nxehtit dhe tharjen e ajrit, që bashkë bëjnë që lëkurë të ndiejë pi uje pishina plazh vajzetemperaturë edhe më të lartë. Pasojë e dukshme është dehidratimi, që sipas ekspertëve çon në lodhje, vështirësi në gjumë dhe lodhje në përqendrim.

Mënyra për të luftuar efektet e vështira të verës është shumë shumë e thjeshtë dhe e menjëhershme: të pini shumë ujë.

Sipas një studimi, uji mineral është më i miri për të luftuar rrezikun e dehidratimit. Ndaj ekspertët këshillojnë pirjen e 1,5-2 litrave ujë çdo ditë, pa pritur që të ndjeni etje dhe të riktheni çdo humbje të ujit. Për më të vegjlit gjithashtu duhet treguar kujdes dhe u duhet ofruar ujë, në sasi të vogla, pak nga pak, duke u kujdesur që uji të mos jetë shumë i ftohtë.

E njëjta gjë edhe për të moshuarit. Në moshën e tretë, stimuli i etjes pakësohet dhe si rrjedhojë ata janë objekt i dehidratimit dhe problemeve me temperaturat shumë të larta. Kështu, është e rëndësishme të pini ujë edhe kur nuk ndieni shumë etje./ Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim