Shmangia e mëngjesit dëmton zemrën tek meshkujt

Kardiologët japin alarmin për meshkujt të cilët nuk hanë rregullisht mëngjesin. Rreziku theksohet nga një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të mengjes 2Amerikës, nga kërkuesit në Shhkollën e Harvardit, ku rezulton se mosngrënia e mëngjesit, veçse një zakon i keq, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe favorizon ataket kardiake.

Kërkimi që u zhvillua mes viteve 1992-2008 me 27 000 persona të gjinisë mashkullore të moshës 45-82 vjeç, të gatshëm për të marrë pjesë në këtë studim, tregoi se ka një rritje prej 27% të faktorit të riskut kardiak mes personave që zakonisht nuk hanin mëngjes.

Nga ana tjetër, në këtë kategori futet edhe një përqindje e madhe e duhanpirësve dhe konsumuesve të alkoolit. Anashkalimi i mëngjesit mund të rrisë rrezikun e obezitetit, hipertensionit, kolesterolit dhe diabetit që më pas çojnë në kriza kardiake, thonë studiuesit./ Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim