Fruta për një zemër të fortë

Frutat e stinës së verës ndikojnë pozitivisht në enët e gjakut dhe shëndetin e zemrës. Sipas studimeve të kryera së fundmi frutat e pyllit, por edhe perimet me ngjyrë të kuqe apo vjollcë forcojnë enët e gjakut dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.

fruta pylliUniversiteti i Anglisë Lindore në Britaninë e Madhe ka kryer një studim, i cili ka analizuar të dhënat e 94 mijë grave të moshës së mesme dhe të re, që u mbajtën nën vëzhgim për 18 vjet.

Nga analizat e gjendjes së tyre shëndetësore doli se ato që konsumonin luleshtrydhe dhe boronica (të paktën 3 racione në javë) kishin një rrezik të reduktuar për prekjen nga sëmundjet e zemrës. Ato ishin 32 për qind më pak të rrezikuara se femrat që konsumonin një vakt fruta pylli në muaj. Merita për këtë u takon antocianinave, të cilat anë pjesë e familjes së flavonoideve, që gjenden te luleshtrydhet, boronicat, portokallet e kuqe, qershitë e egra, patëllxhanet, rrushi etj.

Por edhe prania e vitaminës C në këto fruta luan një rol të ndjeshëm në parandalimin e arteriosklerozës. Ekspertët janë ende në rrugën e verifikimit të kësaj teorie, por argumentojnë se falë vetive antioksiduese, parandalohet formimi i të ashtuquajturit kolesterol i keq, i cili është në të vërtetë fillimi i procesit të arteriosklerozës.

Vitamina C ka efekt pozitiv te membrana që vesh enët e gjakut, duke nxitur hapjen e tyre, çka parandalon hipertensionin.

Por a i rezistojnë ngrirjes këto substanca me efekt pozitiv në shëndetin tonë? Sipas studiuesve, nëse te antocianinat, ngrirja ndikon pozitivisht, kjo nuk vlen për vitaminën C. Nëse frutat vendosen në ngrirje, përbërja e vitaminës C reduktohet, sidomos nëse ato priten në copa./ Arbiona Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim